Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Poni, edhe pse nuk ka qenë shumë aktive me lancimet e projekteve muzikore, ajo ndan me ndjekësit në rrjetet sociale momente nga përditshmëria e saj.

Në një postim në “Instastory”, ajo ka publikuar një foto ku tregon se ka hequr dorë nga vetullat tatuazh, duke iu kthyer origjinalitetit të saj.

“Kthyem dhe vetullat në format që na i kishte bërë nëna, sebepi i pushimit të gjatë. Nuk dua t’i kthehem më asaj gjëje që nuk ishte e imja”, ka shkruar Poni duke na lënë të kuptojmë se është penduar për ndërhyrjen estetike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *