Pak javë kanë kaluar nga dita kur Birce i shokoi të gjithë me foton që postoi me flokë të shkurtra. Ajo eksperimentonte gjithmonë me look-un e saj, por asnjëherë nuk kishte guxuar të guxonte aq shumë .

 

Fansat filluan ta kritikonin në rrjete sociale dhe kjo e bëri atë që ti japë një shpjegim të gjithëve lidhur me këtë çështje.

 

“Floku im do të pritet për 8 muaj. Kjo sepse ai duhet të rimarrë veten. Qëllimi im ishte ta dekoloroja atë dhe ta mbaja në ngjyrën gri, por rezultati nuk ishte ai që prisja. Dukesha fiks si gjyshja ime dhe vendosa ta pres e ti rikthehem ngjyrës time natyrale derisa floku të rritet përsëri.”,- ka thënë Akalay për të gjithë ndjekësit e saj.

 

Gjithashtu ajo ka bërë një rrëfim tjetër të sinqertë tashmë që viti 2018 po përfundon. Birce tha se ky nuk ishte një vit i mirë për të.

 

“Humbja e një miqësie nuk mund të quhet triumf apo diçka e mirë”, ka thënë ajo.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *