1710 qytetarë u gjobitën gjatë fundjavës për mosmbajtje të maskës mbrojtëse, ndërsa u ndëshkuan 10 pronarë lokalesh.

Po ashtu, u vendos masë administrative edhe për 38 qytetarë dhe 3 subjekte që nuk zbatuan masat kufizuese pas orës 22:00.

Qytetarët që u konstatuan pa maskë u gjobitën me 30 mijë lekë, ndërsa pronarët me 1 milionë.

Në këto kushte, uniformat blu i bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë masat anti-Covid dhe të mos dalin nga banesat e tyre pas orës 22:00 deri në orën 06:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *