Gjatë 24 orëve të fundit, Policia ka vendosur 600 gjoba me vlerën 3.000 lekë secila për të gjithë ata persona që dilnin në rrugë pa maskë.

 

Po ashtu, në të gjithë vendin janë shoqëruar edhe 22 qytetarë, të cilët kanë thyer protokollet e sigurisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19, duke u grumbulluar në tubime të paligjshme. Në përfundim të veprimeve këta shtetas janë proceduar penalisht dhe janë ndëshkuar edhe me gjobë 3 mijë lekë.

 

Ndërkohë, nga ana e shërbimeve policore, në të gjithë vendin janë vendosur 169 gjoba për pasagjerë që nuk kishin lidhje familjare me drejtuesit e mjeteve private dhe ishin pa maska mbrojtëse në mjet, si dhe për pasagjerët pa maska në mjetet e transportit publik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *