Policia Rrugore ka ndëshkuar më gjobë gjatë 24 orëve të fundit 644 qytetarë, pasi u konstatuan pa maska mbrojtëse në rrugë, duke shkeluar për rrjedhojë një nga masat anti-Covid. 121 prej tyre ishin pasagjerë.

Gjatë kontrolleve, janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 9 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me 3 mijw lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *