Policia ka ndëshkuar me gjobë 717 qytetarë, pasi u kapën në rrugë pa maskë mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin 7 persona, që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete.

Pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, ata janë ndëshkuar me masën administrative 3 mijë lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Policia e Shtetit apelon qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat e vendosura kundër përhapjes së koronavirusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *