Një i ri është arrestuar dhe një tjetër është proceduar nga policia e Shkodrës pasi u kapën me lëndë narkotike.

 

Shtetasi I arrestuar është A. N. 20 vjeç, banues në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër. Ndërsa është proceduar në gjendje të lirë shtetasi M. M., 18 vjeç, banues në lagjen “Mark Lula”, Shkodër.

 

Arrestimi i A. N. u bë pasi së bashku me shtetasin M. M., në lagjen “Vasil Shanto”, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, këtyre shtetasve u është gjetur nga një qese plastike me lëndë narkotike cannabis sativa, si dhe në afërsi të tyre është gjetur një thikë dhe një paketë cigaresh, brenda së cilës kishte lëndë narkotike cannabis sativa, me peshë 4.6 gr., e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 

Dy të rinjtë akuzohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje të armëve të ftohta”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *