Dy persona janë proceduar penalisht nga policisë së Korçës, pasi janë kapur me një shumë të konsiderueshme parash të padeklaruara.

 

Sipas policisë  në Kapshticë, gjatë kontrollit në vijën e dytë është konstatuar se shtetasit J. R., 46 vjeç, nga Memaliaj, rezident në Greqi dhe shtetasen bullgare D. D., 31 vjeçe, të cilët udhëtonin me mjetin e tyre kishin brenda një shumë të konsiderueshme parash.

 

Gjatë kontrollit të ushtruar këtyre shtetasve iu gjet një sasi prej 25000 eurosh, të fshehura në trup, të cilat nuk i kishin deklaruar para autoriteteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *