Prokurorë të Krimeve të rënda dhe ekspertë të drejtorisë së Përgjithshme të Policisë kanë mbërritur në Korçë dhe janë duke hetuar në lidhje me sasinë prej më shumë se 1 ton drogë që u kap një natë më parë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

 

Në të tilla kushte nuk është prokuroria e qarkut juglindor dhe policia e Korçës ajo që po ushtron hetimet në këtë ngjarje të fundit por ekspertët e ardhur nga kryeqyteti.

 

Nga ana tjetër nuk dihet ende nëse droga e kapur në Kapshticë ka qënë një operacion i policisë i organizuar apo ishte thjesht rastësi zbulimi dhe sekuestrimi i më shumë se 1 ton kanabis sattiva në kamionët e bllokuar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

 

Ndërkaq që burime nga drejtoria vendore e policisë Korçë, bëhet me dije se çeshtja për hetim i ka kaluar prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe policisë së Shtetit duke u konsideruar një tentativë për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *