Nje 26-vjeçar shqiptar është dënuar me 4 vjet e 3 muaj burg nga Gjykata në Britaninë e Madhe, pasi u shpall fajtor për trafik droge.

 

Bëhet fjalë për Romeo Vrapi, i cili ka deklaruar se ishte mashtruar nga një grup kriminal, të cilët e kishin detyruar të shiste drogë sepse i kishin kërcënuar familjen.

 

26-vjeçari shqiptar përfundoi në prangat e policisë britanike më 17 qershor, teksa lëvizte me një biçikletë dhe shpërndante drogë.

 

Gjatë kontrollit në banesë, autoritetet i gjetën 1,650 sterlina, bashkë me një sasi kanabisi dhe 170 gram kokainë.

 

Po ashtu, Vrapi posedonte edhe një pasaportë të falsifikuar, e cila iu gjet branda një valixhe të zezë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *