Policia e Bulqizës dhe ajo e Drejtorisë Vendore Dibër kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit të shpallur në kërkim për vrasje Vehap Shehu.

Ai u gjet i fshehur ne nje vend sekret ne banesen e tij, te cilen e kishte krijuar per t’i shpetuar kontrolleve policore. Shehu njihet në zonë si rivali i Fadil Tërnovës. Ndonëse ata janë kushurinj mes tyre, që prej vitit 2009 janë në konflikt me njëri-tjetrin. Shkak mësohet se janë bërë shfrytëzimi i galerive të kromit në zonën D të minierës së Bulqizës.

Në 2009, kushurinjtë janë takuar për të sqaruar mosmarrëveshjen e cila ka degjeneruar në dhunë. Informacionet zyrtare në ato kohë thanë se Fadil Tërnova ishte rrahur nga vëllezërit Shehu në afërsi të Qafës së Buallit e më pas ishte hedhur në rrugë drejt banesës së tij në fshatin Vajkal.

Fadil Tërnova deklaroi në atë kohë se në atë zonë kishte të fshehur një pistoletë dhe pak minuta më vonë në zonë ka kaluar Vehap Shehu me makinë sëbashku me një person tjetër dhe aty si pasojë e shkëmbit të zjarrit ka mbetur i plagosur Vehap Shehu. Për këtë ngjarje në një proces të zgjatur gjyqësor prej 8 vitesh Fadil Ternova u dënua me dy vite burg.

Me 20 prill 2013 një përplasje me armë në një lokal në qendër të Bulqizës shkakton dy të plagosur dhe një të vdekur. Sipas informacionit zyrtar në atë kohë u mësua se dy vëllezërit Shefqet dhe Vehap Shehu kishin vajtur të armatosur dhe kishin tentuar të vrisnin Fadil Ternovën i cili ishte i ulur në një lokal sëbashku me të vëllain Luanin dhe disa kushërinj. Fadili plagoset me një plumb në gjoks por arrin tu kundërpërgjigjet me armën që kishte në brez duke qëlluar biznesmenin Shefqet Shehu të cilin e ekzekutoi me dy plumba një në kokë dhe një në gjoks ndërsa plagosi dhe vëllain tjetër të tij Vehap Shehu. Për ngjarjen Gjykata dënoi autorët ndërsa konflikti mbeti i hapur.

Manovra që u bë në vitin 2009 me koncesionet e kromit në Bulqizë, lejoi hapësirat abuzive edhe për individët privatë. Zaptimi i galerive kryesisht në Zonën D, solli punësimin në të zezë të banorëve që punonin për të siguruar bukën e gojës. Më të fortët vendosën gardhin e tyre nëpër galeri, ku ruanin territorin dhe menaxhonin biznesin. U ndanë në disa grupe, ku përfaqësonin miqësi, fise, familje apo krushqi. Fillimisht pati përplasje mes dy fiseve Tërnova dhe Shehu, zotërues të mjaft galerive, por edhe me lidhje gjaku mes tyre, kushërinj. Konkurrenca dhe mosmarrëveshjet degjeneruan në një rrahje masive në qytet. Mosmarrëveshjet për donimin në galeritë e kromit kulmuan në vitin 2009 mbi 8 viktima të grupeve të ndryshme rivale në zonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *