Një 48-vjeçar është arrestuar nga Policia Kufitare e Qafë Thanës, pasi ka tentuar të kalojë kufirin me një kartë identiteti norvegjeze false.

 

Në pranga përfundoi shtetasi me iniciale A.H., banues në Çorovodë. I arrestuari ka paraqitur një kartë identiteti norvegjeze, të dyshuar si të falsifikuar, e cila më pas iu sekuestrua.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *