Një 28 vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Elbasanit pasi u kap me 750 gramë kanabis.

 

Shtetasi i arrestuar është me inicialet D.Th., nga Tirana.

 

Ai u arrestua pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 750 gramë lëndë narkotike e dyshuar  kanabis, si dhe dy kartëmonedha me prerje 100 euro, të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.

 

28 vjeçari akuzohet nga policia për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe  Falsifikimi i monedhave”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *