Një 44-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi iu gjetën doza kokaine.
Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur në Perugia të Italisë.
Shqiptari është arrestuar gjatë një udhëtimi me mjetin e tij. Gjatë një kontrolli iu gjetën 586 doza kokainë me një peshë totale prej 310 gramë, një shumë prej 9200 eurosh cash që mendohet se janë të ardhura nga aktiviteti dhe materiali i trafikut të drogës.
Policia ka sekuestruar dozat e drogës dhe materialet e gjetura. /vizionplus.tv