Policia ka arrestuar një 21-vjeçar, pasi u kap duke transportuar 9 shtetas të huaj, kundrejt fitimit 400 – 500 euro për person, ndërsa është proceduar dhe një shtetase për “Moskallëzim krimi”.

Në pranga përfundoi R.M. me banim në Kamëz, i cili u kap nga shërbimet e Policisë në qytetin e Elbasanit, duke transportuar me mjetin e tij shtetasit sirianë për të kaluar kufirin me Malin e Zi, në mënyrë të paligjshme, me destinacion final një nga vendet e BE-së.

Në gjendje të lirë u procedua A. S., 19 vjeçe, edhe kjo banuese në Kamëz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *