Kishin provuar thuajse gjithcka për të kaluar drejt Europës Perendimore, por kurrë duke u hequr si ekip sporti. Në fund edhe kjo tentative iu dështoi.

 

10 të rinj sirianë të future ilegalisht në Greqi me pasaporta ukrainase tentuan një mënyrë ndryshe për të shkuar nga Athinë drejt ëndrrës europiane.

 

Të veshur të gjithë me uniforme blu, të njëjtë, me canta sportive identike dhe me topa volejbolli në duar, emigrantet sirianë provuan të hipin ne avionin e linjës Athinë-Zyrih.

 

Por ata nuk I shpëtuan dot syrit të policisë greke, dhe detajit që mesa duket I zbuloi edhe më shumë, pasahportat ukrainasë false që ata dispononin.

 

Kuptohet një sirian nuk ngjan kurrsesi me një ukrainas kështu që për policine kufitare nuk ishte e vështirë të vihej ne lëvizje dhe të arrestonte 10 sirianët duke I cuar në burg.

 

Të rinjte nga Siria kishin ardhur me anije në Greqi por asnjë nga tentativat për të shkuar në perendim nuk iu rezultoi e suksesshme ndonëse kjo e fundit ishte një gjetje shumë më komode.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *