Subscribe

Gruaja e vdekur,e cila u gjet e hedhur në një kanal,gjysëm e zhveshur dhe e mbuluar me gjethe e rrozga,konfirmohet që është vrarë nga një komshi i saj,banor i fshatit Kozare.

 

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen “Havaleas” të fshatit Kozare,në qytetin e Kuçovës.Familjarët e saj e kishin kërkuar prej disa orësh dhe pasi nuk po e gjenin kishin njoftuar për ndihmë policinë.Vetëm pas rreth 1-orë kërkimesh,gruaja 64-vjeçe u gjet në një kanal,rreth 1 km larg banesës saj.

 

Në momentin e gjetjes së trupit të pajetë,gruaja ishte e zhveshur nga mesi e poshtë dhe e mbular me gjethe e rrozga domatesh brenda në kanal.Viktima Fatime Suli u transportuar gjatë natës drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat,ku pas kryerjes së  autopsisë mjeko-ligjore,rezultoi se shkaku i vdekjes së 64-vjeçares ishte asfiksimi nga mbytja me duar.Konfirmimi i vrasjes së gruas vuri në lëvizje policinë e Beratit,për të identifikuar dhe arrestuar autorin e kësaj ngjarjeje të rëndë.

 

Pas pyetjes së dëshmitarëve në vendngjarje si dhe vëzhgimit të disa kamerave në bizneset përreth,u bë i mundur arrestimi i autorit të vrasjes,58-vjeçarit Fetah Marra,që rezulton të jetë komshiu i viktimës.I arrestuari është duke dhënë dëshminë e tij në polici,ndërkohë që burime të brendshme policore konfirmojnë se vrasja ka ndodhur pas një konflikti për disa para borxh,që komshiu i kishte familjes së gruas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *