Anëtarët e një familjeje u përleshën me tre hajdutë këtë të premte. Grabitësit u futën në shtëpinë e një 70-vjeçari në fshatin Karpen të Kavajës.
Por ata u diktuan nga familjarët. Gjatë përleshjes mes tyre dhe hajdutëve, u plagosën një 13-vjeçar dhe një 47-vjeçare.
Ata ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa grabitësit u larguan nga vendi i ngjarjes. Policia po heton për t’i identifikuar ata dhe për t’i kapur.