Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Durrës.

K.K., 60 vjeçe, banuese në Elbasan, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Burime për Vizion Plus, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme rreth orës 09:45, në lagjen nr.13, Shkëmbi i Kavajës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *