Zv.ministri i ri i Financave, Besart Kadia, i cili u emërua sot në këtë post, u shkarkua nga funksioni i anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD që në datën 5 nëntor të vitit të kaluar.

Nëpërmjet një dokumenti të publikuar nga selia blu, PD e ka shkarkuar Kadinë për shkak se ishte nismëtar i krijimit të lëvizjes politike “Alternative”. Sipas PD-së, kjo lëvizje ishte financuar nga burime të dyshimta financiare të klientëve preferencialë të qeverisë.

Për PD-në, Kadia nuk ka asnjë funksion në parti dhe s’mund të ketë as në të ardhmen.

“Z. Besart Kadia, është shkarkuar nga funksioni i anëtarit të Këshillit Kombëtar të PDSH, që më datë 5 Nëntor 2019, për shkak se ishte nismëtar i krijimit të lëvizjes politike “Alternativa”, e financuar sipas informacioneve të verifikuara nga burime të dyshimta financiare të klientëve preferencial të Qeverisë. Që nga ajo datë z. Kadia nuk ka asnjë funksion në PD dhe nuk mund të ketë as në të ardhmen. Atij i është hequr e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur në strukturat e Partisë Demokratike, për shkelje të parimeve bazë të funksionimit të PDSH, të sanksionuar në nenin 9 të Statutit të PDSH-së,”- shkruhet në reagimin e PD-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *