Identifikohet autori që dyshohet se vrau 27-vjeçaren shqiptare në SHBA, Joana Peca.

 

Bëhet fjalë për 38-vjeçarin Benjamin Robert Williams, i njohur ndryshe si “Bambi”, i cili qëlloi për vdekje 27-vjeçaren brenda makinës.

 

Autoritetet konfirmuan se Peca, me origjinë nga Gjirokastra, u qëlluar me armë zjarri në sy të dy fëmijëve të saj të mitur. Sipas hetuesve, Williams dhe Peca kishin një fëmijë së bashku

 

38-vjeçari është një personazh i njohur për policinë, pasi është arrestuar disa herë për vepra të ndryshme penale, duke filluar nga vjedhjet e makinave e deri te posedimi i lëndëve narkotike me qëllim shitjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *