Subscribe

Lefter Zhidru, 71-vjeçari që trondit të enjten qytetin e Elbasanit dhe që u ekzekutua me pas nga forcat RENEA, njihej si një person problematik në lagjen ku ai banonte.

Në videon që disponon “Vizion Plus”, e që i përket muajit mars, i moshuari shihet teksa kërcënon banorët e lagjes orët e vona të mbrëmjes, ndërsa zona ishte e rrethuar nga efektivët e policisë.

Ai shihet teksa i hedh në tokë edhe telefonin personit që po konfliktohej me të, duke i kërkuar që mos ta filmonte.

Njëri prej banorëve që përplasje vazhdimisht me të dhe që e kishte denoncuar disa here, i kërkonte policise që ta shoqëronin në Komisariat: “Merreni, merreni pra, se u bë disata herë.”

Zhidru u vra nga RENEA pas më shumë se 5 orësh negociata për t’u dorëzuar dhe tentativave për ta neutralizuar. Para se të ekzekutohej, ai qëlloi edhe një herë në drejtim të policisë.

E gjithë kjo ngjarje ndodhi pas një sherri që ai kishte bërë me bashkëshorten. Pas konfliktit, i moshuari qëlloi në drejtim të policisë. Nga të shtënat, mbetën të plagosur edhe 2 kalimtarë. Dyshohet se i moshuari vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *