Ambasadori i OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt ka kërkuar ndjesë publike në lidhje me veprimin e të dielës ku I tregoi gishtin e mesit një grupi protestuesish.
Në një postim në Twitter, Borchardt shprehet se respekton të drejtën e shqiptarëve për të protestuar paqësisht dhe se I kërkon ndjesë të gjithë të gjithë qytetarëve që mund të ketë fyer me veprimin e tij.
“Do të doja t’u kërkoja sinqerisht ndjesë atyre që mund të kem fyer dje. Unë e respektoj të drejtën e shqiptarëve për të protestuar paqësisht”