Subscribe

“Universitete të cilat nuk mund të konsideroheshin vatra të dijes”. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama, ndërsa foli për gjendjen në të cilën qeveria e tij i gjeti institucionet arsimore pas ardhjes në pushtet. Sipas Ramës, akreditimi i universiteteve para mandatit të tij të parë, ishte një proces informal dhe diplomat që dilnin prej tyre  të korruptuara.

 

“Vijmë nga një rrugë shumë e përpjetë dhe pak vite më parë na u desh të përballeshim me një situatë ku rrjeti i universiteteve tona ishte një rrjet i thurrur me oreksev politike. Procesi i akreditimit ishte para se të vinim ne, një proces jo profesional, subjektiv. U gjendëm me dhjetëra universitete jashtë kushteve për t’u konsideruar vatra dijesh, prandaj mbyllëm shumë prej tyre. Rekordet ku ne kemi arritur të kundërtën e asaj që gjetëm janë vërtet mbreslënëse. U gjendëm me 8 herë me shumë universitete se Britania e Madhe për numër banorësh. arrtitëm të kemi 1432 progame të ndryshme mësimore a thua se ne i kemi mundësitë të përgatisim të rinjtë e këtij vendi për kaq shumë profesione. Nota mesatare ishte 5.5 dhe duhet kujtuar se 5 është thjesht nota minimale kaluese, këto programe nxirrnin pedagogët e ardhshëm dhe drejtues. Janë dhënë një rekord diplomash, afër 1 mijë, për të huaj që nuk njihnin gjuhën shqipe dhe prezumohej që kishin studiuar në një program në një universitet shqip, aty ku nuk kishte asnjë program në gjuhë të huaj. Janë dhënë diploma, por në këmbim të tyre regjistronin shërbime si lyerje e larje, zdrukthtari, etj në funskion në universitetit, qoftë për infrastrukturën apo për shtëpinë e dytë të pronarit; si pjesë e pagesës për të hyrë në universitet ishte edhe dhënia e lopës, misrit etj. Ato studentë që nuk hynin dot në universitet publike dhe vinin në familjë të varfra dhe që ofronin për pronarët çfarë kishin mundësi si lëndë të parë. Në vitin 2013, ka patur regjistra, dhe themeltarë universitetesh ku shkruhej se “X” diploma janë tërhequr nga shefi dhe i jepeshin atyre që s’kishin shkuar asnjë ditë në universitet.”

 

Ndërsa pranoi problematikat dhe vështirësitë me të cilat shkollat e larta po ndeshen ende sot, kryeministri Rama deklaroi se një nga sfidat kryesore në këtë drejtim është njësimi i arsimit me nivelet evropiane.

 

“Sfida më e madhe është si t’i japin të rinjve që mbarojnë gjimnazin me rezultate të shkëlqyera,  një zgjedhje alternative me zgjedhjen për të ikur jashtë. Nuk kemi qëllim të frenojmë ikjen e të rinjve në universitete prestigjioze, por ata që duan të ikin se këtu alternativa është larg të qenit tërheqëse, është ajo që na bën kokëulur sot.”

 

Ndërkohë sot u prezantuan edhe 11 anëtarët e sapoemëruar në Bordin e Akreditimit të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, ku bëjnë pjesë ekspertë shqiptarë dhe të huaj.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *