Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka zhvilluar këtë të martë seancën për ish-gjyqtarin Shkëlqim Miri.

 

Avokatët mbrojtës të Shkëlqim Mirit gjatë seancës kërkuan pafajësi.

 

Gjyqtari Shkëlqim Miri është shpallur fajtor me akuzën e korrupsionit dhe është dënuar nga Krimet e Rënda me 2 vjet e 6 muaj burg.

 

Arrestimi I Shkëlqim Mirit u bë një vit më parë pas një hetimi të nisur nga prokuroria pasi dyshohet se ai ka përfituar shumën e 30 mijë eurove në këmbim të ndryshimit të masës së një vepre penale.

 

Vendimi për ish-gjyqtarin do të jepet ditën e nesërme në orën 13:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *