Supermodelja e njohur kanadeze, Linda Evangelista, një nga engjëjt e Gianni Versace-s në fillim të viteve ’90 ka pohuar së fundmi se ka mbetur “e deformuar” dhe “shpërfytyruar përgjithmonë” nga një procedurë kozmetike.

 

Pas këtij mesazhi për ndjekësit e saj, ajo ka hedhur në gjyq vendin që bëri operacionion, si dhe po kërkon 50 milionë dollarë nga kompania përgjegjëse. Në një padi të ngritur në gjykatën federale të New York, modelja e njohur kërkon kompensim për “shqetësimin emocional” dhe “humbjet ekonomike” të pësuara.

 

Sipas dokumentit, trajtimi e la atë “të papunë dhe të paaftë për të punuar si modele”. Evangelista pretendon se ajo nuk mori asnjë kompensim nga incidenti, përveç një pagese të fushatës para trajtimit të bukurisë, pasi ajo duhej të hiqte dorë nga angazhimet e saj që i impononin që ajo të shfaqej në publik./ Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *