Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karbienerët në Parma të Italisë, pasi kishte thyer urdhërin e dëbimit.
Sipas mediave italiane 27-vjeçari shqiptar kishte hyrë ilegalisht në vend, pasi në vitin 2020 ai ishte dëbuar pas një dispozite të lëshuar nga Gjykata e Apelit të Bolonjës dhe ekzekutuar nga Shtabi i Policisë së Parmës, me shoqërimin në portin e Ankonës dhe u riatdhesua në bordin e një anijeje për në Durrës, por 27-vjeçarit nuk i pëlqente shumë qëndrimi në Shqipëri dhe vendosi të rikthehej në Parma ku kishte kaluar një periudhë të gjatë, e karakterizuar edhe nga çështje të shumta ligjore lidhur me drogën.
27-vjeçari shqiptar bnë momentin e ndalimit ka qenë duke ecur me një makinë “Mecedez”, ndërsa ju gjetën letra me të dhëna personale të rreme.
Në momentin e ndalimit karabinierët filluan të dyshonte për sjelljen e djalit dhe vendosën të hetonte më tej duke i nënshtruar atij testet e kërkuara të fotografisë me gjurmë gishtash.
Analiza e gjurmëve të gishtave zbuloi identitetin e vërtetë të shqiptarit dhe parregullsinë e tij në territorin italian, të rënduar nga ndalimi i rihyrjes në zonën Shengen deri më 16 dhjetor 2025.
I shpallur i arrestuar pas një nate të kaluar në dhomat e Strada Fonderie, doli para gjyqtarit i cili vleftësoi masën e sigurimit arrest shtëpiak.
/Vizionplus.tv/