4 turistët gjermanë që kishin ngelur në kanionin e Langaricës si pasojë e motit të keq janë nxjerrë nga policia, në bashkëpunim me zjarrëfikësat dhe Federatën Shqiptare të Rafting.

 

Blutë bëjnë me dije se turistët janë transportuar për në spital ku po marrin asistencë mjekësore dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

 

Përmet / Angazhim dhe sakrificë për lokalizimin dhe nxjerrjen e 4 turistëve gjermanë që mbetën të bllokuar në kanionin e Langaricës.

 

Më datë 22.08.2022, në vendin e quajtur “Kanioni i Langaricës”, 4 turistë gjermanë, duke eksploruar me këmbë zonën, kanë mbetur të bllokuar në pjesën e kanionit, për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin e Langaricës, nga reshjet e shiut.

 

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet dhe shërbimet zjarrfikëse, janë nisur në drejtim të zonës ku kishin mbetur të bllokuar turistët.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse dhe punonjësit e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, kanë kontrolluar të gjithë zonën dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e turistëve, në kanionin e Langaricës.

 

Falë punës së mirorganizuar dhe bashkëpunimit me shërbimet e tjera, punonjësit e Policisë kanë bërë të mundur nxjerrjen e 4 turistëve nga terreni i vështirë ku ishin bllokuar, të cilëve, më pas, u është ofruar asistenca mjekësore. Aktualisht të 4 turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

 

Gjithashtu, Federata Shqiptare e Rafting ofroi mbështetje me pajisje të posaçme për ndërhyrjen në këto zona.

 

DVP Gjirokastër fton qytetarët që për çdo rast nevoje për ndihmë të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

 

#angazhimpërkushtimsakrificë

#tëvendosurkundërkrimit

#24/7

#nëshërbimtëqytetarëve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *