Subscribe

 

Pak ore pas protestës ku opozita bllokoi disa nga akset kryesore ne vend, kryeministri Rama ka vizituar në Spitalin e Traumës pacientin që po transportohej me ambulancë nga Fieri drejt Tiranës dhe u bllokua te sheshi ‘Shqiponja’.

 

Teksa u njoh me gjendjen e të sëmurit përmes mjekëve,  Rama dëgjoi edhe shqetësimin e familjareve.

 

Kryeministri tha se e mësoi ngjarjen teksa po kthehej nga Vlora. E revoltuar bashkëshortja e pacientit i tha kryeministrit se jeta e te sëmurit u rrezikua seriozisht.

 

“U vonuam atje në autostradë, gjithkush e do jetën, protesto, por rrugën lerë të lirë mos e zër, pse duhet të rri një orë unë. Çfarë borxhi të kam që të vdes rrugës, unë e kam lënë në gjendje stresi burrin, vetë kam kaluar një traumë. Hape rrugën, pse? Të më vdesë njeriu mua në rrugë. Tensioni fluturoi, isha me doktorin, ai u bllokua në rrugë” tregoi ajo situatën para kryeministrit.”

 

Një ditë më pare opozita protestoi për 60 minuta pikat kyçe ne akset kombëtare te vendit, duke shkaktuar radhe te gjata mjetesh.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *