Ngjarja e rëndë që ndodhi disa ditë më parë në parkun e qytetit të Beratit, ku një 5-vjeçar gjeti vdekjen duke luajtur me një pjesë të dekorit me drita të qytetit u shoqërua edhe me arrestimin nga policia të 2 drejtuesve të bashkisë Berat, si përgjegjës të kësaj ngjarjeje.

Dy të arrestuarit: Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në bashkinë e Beratit, Poli Ikonomi, 32-vjeç dhe Përgjegjësi i Ndriçimit Publik në bashki, Llazar Hoxholli, 61-vjeç janë lënë sot të lirë nga Gjykata e Beratit.

Ata sot u përballën me togat e zeza të Gjykatës së njohur me masën e sigurisë. Poli Ikonomi dhe Llazat Hoxholli akuzoheshin për “shpërdorim detyre”, bazuar në nenin 248 të Kodit të Procedurës Penale. Edhe pse prokurori Olgert Rumniçi ka kërkuar për ta masën e vlerësimit “arrest me burg”, gjyqtari Durim Hasa ka dhënë për ta masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”.

Ata u arrestuan nga policia si të dyshuarit kryesorë dhe përgjegjës për ngjarjen e rëndë, ndërkohë që edhe 4 elektriçistë të bashkisë po procedohen në gjendje të lirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *