Gjyqtarja e pezulluar nga detyra, Mimoza Margjeka shpërtheu në akuza këtë të mërkurë para mediave. Ajo u paraqit në Apelin e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion për të ankimuar arrestin shtëpiak. Margjeka tha se po goditet politikisht sepse nuk i ka dhënë mandatin një kryebashkiakeje.

 

“U trumbetua për 3 ditë, gjyqtarja e korruptuar, mori 6 mijë euro, liroi trafikantin. Janë fjalë propagandistike nga Gjykata. S’janë fjalë juristësh këto. S’kanë asnjë provë, e kam lexuar dosjen. Kanë goditur reputacionin tim. Dyshoj që është tendencë. Nëse dikujt i del diçka. E dini mirë çfarë kam dhënë, çfarë vendimi kam dhënë. Jam e vetmja gjyqtare që nuk i kam dhënë një kryebashkiakeje mandatin. Është nul kam thënë, ato nuk ishin zgjedhje. Unë do kërkoj që seanca të jetë publike.”

 

Mimoza Margjeka u arrestua sepse akuzohet se është përfshirë në një skemë korrupsioni. Ajo dyshohet të ketë marrë 6 mijë euro për lirimin e një të arrestuari. Për këtë akuzë, Gjykata e Posaçme Antikorrupsion e la gjyqtaren në arrest shtëpie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *