Bullgari 35-vjeçar, që u arrestua për përdhunimin e një shqiptareje në Greqi, doli këtë të mërkurë para gjykatës. Ai u prangos një ditë më parë nga policia greke, teksa ishte duke pirë uzo në një kioskë.

 

Bullgari ishte i veshur me jelek antiplumb në momentin që mbërriti në gjykatë dhe mbante edhe një maskë anti-COVID. 50-vjeçarja shqiptare që ishte pre e abuzimit seksual, tregoi gjithçka para policisë.

 

“Unë kam punuar si pastruese për tre vjet në këtë ndërtesë. Ndërsa isha duke pritur për ashensorin, një burrë më tërhoqi për qafe dhe më futi në shtëpinë e tij në katin e pare. Ai po më mbyste, më vuri duart në qafë. Ai më zhveshi, më çoi në dhomën e tij dhe më përdhunoi. Më goditi në fytyrë. Në një moment, rreth orës 5 të pasdites, ai shkoi në kuzhinë për të gatuar. Vura re se kishte një çelës në derë. E hapa dhe shkova në ballkon. Arrita të kaloj në shtëpinë ngjitur dhe të shpëtoj.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *