Një 41-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia e Italisë.
Sipas mediave të huaja, shqiptari po udhëtonte me linjën ajrore të fluturimeve Barcelonë-Romë, pra duke tentuar të hynte në vend nga Spanja.
Gjatë një kontrolli në aeroport, shqiptari me pseudonimet e tij të shumta (të paktën 7 emra), rezultoi si personi që në vitin 2017 bëri bujë në lajmet e mediave, për arratisjen spektakolare nga burgu “San Michele”, në Alessandria.
Në vijim Gjykata do shprehet nëse 41-vjeçarit i ka mbetur ende dënim për të vuajtur nga ai i 17 viteve burgim.
Shqiptari gjithashtu ishte me shumë precedentë penalë dhe dënime të mëparshme. /vizionplus.tv