Një 48-vjeçar shqiptar, i arratisur nga burgu që prej vitit 2003, përfundoi në prangat e policisë greke në kufirin greko-shqiptar.

 

Shqiptari ishte arratisur nga burgu i Koridallos, ku ishte dënuar për 7 vjet burg për trafik të lëndëve narkotike.

 

Ai u ndalua si pjesë e një kontrolli policor në rrethin e Sagiada dhe si rezultat i hetimit policor, prokuroria po e kërkonte atë pas arratisjes.

 

Gjykata e Apelit e dënoi shqiptarin për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *