Rrjeti social “Twitter” pezulloi  përkohësisht llogarinë e një ligjvënëseje amerikane, Marjorie Taylor, për shkak të publikimit të informacioneve mbi koronavirusin.

 

Kompania bëri të ditur se deputetja republikane publikoi të dhëna false për vaksinat.

 

Në dy postimet e fundit, republikanja shprehej se vaksinat nuk duhet të bëhen me detyrim dhe se koronavirusi nuk është i rrezikshëm për njerëzit e moshave nën 65 vjeç, që nuk janë obezë.

 

Në përgjigje të pezullimit, ligjvënësja tha se kompanitë e rrjeteve sociale po sulmojnë fjalën e lirë, me mbështetjen e Shtëpisë së Bardhë.

 

Një muaj më parë, ajo kërkoi falje për krahasimin e mbajtjes se maskës me trajtimin e hebrenjve në Gjermaninë naziste.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *