Twitter është një ndër rrjetet sociale që i është bashkuar platformave të tjera në luftën kundër videove me fytyra të manipuluara, apo të ashtuquajturat deepfake.

 

Së fundmi duket se Twitter po punon për të krijuar  rregulla, që do t’i zbulonte dhe ndalonte këto video. “Materiale sintetike, që vijnë nga media të manipuluara”.

 

Ndër të tjera zyrtarët e Twitter, kërkojnë që shfrytëzuesit e këtij rrjeti, të raportojnë për materiale të dyshimta, si dhe mënyrën se sa shpejtë po shpërndahen.

 

Në këtë mënyrë, Twitter kërkon nga të gjithë të ndihmojnë në identifikimin e mashtrimeve, fjalimeve të ndryshme, apo ngjarjeve të ndryshme që nuk kanë ndodhur kurrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *