Subscribe

Pavarësisht protestave të agropërpunuesve për ngercin e krijuar me kompensimin e TVSH-së, Ministria e Financave duket e vendosur për të mos e ndryshuar skemën. Drejtori i politikave fiskale Niko Lera sqaron se qëllimi është të ndihmohet fermeri duke stimuluar prodhimin vendas,  ndërsa çmimi është pjesë e tregut.

 

Në fund të vitit 2018 parlamenti bëri 0 inputet bujqësore që do te thotë financimi që jepet për inputet bujqësore nuk ka më sens, sepse nuk mund të financosh TVSH e një produkti i cili nuk ngarkohet me TVSH, megjithatë niveli i autofaturimit TVSH u la përsëri 6% nuk u la zero në mënyrë që me këtë 6% fermeri të përballojë TVSH e produkteve të tjera që nuk janë përjashtuar si psh TVSH e karburantit, energjisë elektrike apo ndonjë input tjetër dhe logjikisht duhet të ketë ulje të kostos së prodhimit të fermerit, sepse thashe çdo input dhe çdo lënde e parë reduktohet në çmim 20% sepse hiqet TVSH, shpjegon Lera.

 

Por pavarësisht këtij ndryshimi ligjor, që agropërpunuesit thonë se shoqërohet me një kosto që arrin në 100 mln euro në vit, Lera thotë mund të ketë vend për përmirësim të procedurave.

 

Ligji është bërë dhe përfshinë të gjithë sektorin bujqësorë, por pretendimi i fermerëve është që përfitimet nga heqja e TVSH së inputeve bujqësore nuk janë të njëllojta me sektorin e bujqësisë me atë të blegtorisë, sepse sektori i blegtorisë prodhon pak inpute ku TVSH është hequr ndërsa sektori bujqësori përdor më tepër inpute dhe efekti në uljet e kostove do të reflektohet më tepër në prodhimet bujqësore. Në këtë kuadër ne po shikojmë opsionet e tjera që nëse nga të dhënat dhe llogaritjet do të rezultojë që sektori blegtoral preket në fakt dhe ndryshimet ligjore nuk janë neutrale në kostot e tyre atëherë të shohim skema të tjera financimi në mënyrë që ato para që jep buxheti I shtetit të shkojnë për atë destinacion për të cilat ai I jep ajo që të ngelen në rrugë.

 

Nga një procedurat që po vlerësohet është që çdo fermer për sasinë e qumështit që shet do të dorëzojë faturat në Ministrinë e Bujqësisë me qëllim kompensimin e drejtë të tij. Por për të arritur në këtë ndryshim, ekspertët e financave thonë se skemës se re i duhet dhënë kohë për të parë funksionimin e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *