Brukseli i jep mesazhe inkurajuese Tiranës zyrtare për rrugën drejt integrimit. Kryeministri Edi Rama u takua me Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk. Zyrtari i larte rikonfirmoi mbështetjen duke vlerësuar ecurinë e reformave qe ka ndërmarrë qeveria. Tusk e cilësoi Shqipërinë shembullin me te mire ne rajon.

 

“Dita e sotme ishte një tregues i rëndësishëm për bashkëpunimin tonë dhe të ardhmen tuaj Europiane. Dua t’ju rikonfirmoj vlerësimin tonë për reformat tuaja të thella e të guximshme dhe gjithashtu t’ju siguroj për mbështetjen tonë. Jeni një nga shembujt më të mirë në rajon në përpjekjet tuaja për ëndrrën Europiane.

 

Ndërsa shefi i Qeverise shqiptare tha se president i Këshillit Europian, Tusk është një nga mbështetësit me te mëdhenj te përpjekjeve te Shqipërisë për tu bere pjese e Unionit.

 

“Ishte kënaqësi që u takuam me Presidentin e Këshillit Europian dhe e falënderuam për mundësinë që na dha mundësinë e këtij takimi megjithëse i gjendur në një ditë intensive takimesh me kryeministren britanike. Dua t’i shpreh mirënjohjen që është një nga mbështetësit më të mëdhenj për përafrimin e mëtejshëm të Ballkanit dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian.”

 

Kryeministri Edi Rama ndodhet ne Bruksel për një vizite zyrtare. Ai do te takohet me krerët e Unionit dhe ne fokus te bisedimeve do te jete zbatimi i reformave veçanërisht i asaj ne drejtësi si dhe negociatat. Te martën ai do te takohet edhe me shefen e politikes se jashtme te Bashkimit Europian, Federika Mogherini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *