Ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjet presidenciale dhe të 27-at parlamentare në Turqi.
Presidenti aktual Rexhep Tayip Erdoan kryeson përballe rivalit kryesor, Muharrem Ince, ndërsa në garë ishin edhe 4 kandidatë të tjerë.
Deri më tani, kur janë numëruar rreth 28% e votave, Erdoan udhëheq me 59 %, e nëse vazhdon me këtë ritëm, ai do të rikonfirmohet si presidenti i ardhshëm.
Procesi i votimit nuk ka kaluar shumë i qetë. Autoritetet turke u ndaluan mediave në vend mbulimin e procesit zgjedhor deri në përfundimin e procesit.
Madje Turqia ndaloi hyrjen në vend të dy anëtarëve të ekipit të vëzhgimit të asamblesë parlamentare të OSBE-së.
Nga ana tjetër, për shkak të ndryshimeve të legjislacionit elektoral, udhëheqësit opozitarë kanë shprehur frikën se mund të ketë manipulime zgjedhore.
Qendrat e votimit u hapën në orën 8 dhe u mbyllën në orën 17: për të vendosur u kreun e ri të shtetit thirren ne zgjedhje 56 milionë njerëz.
Rexhep Tajip Erdogan kërkon një mandate të ri që do t’i jepte atij më shumë pushtet, pas referendumit që ndryshoi Kushtetutën dhe transformoi sistemin qeverisës të Turqisë në një presidencë ekzekutive.
Nëse Erdogan merr më shumë se 50% të votave, rikonfirmohet automatikisht si president, por nëse nuk arrin, ai do të duhet të përballet me kandidatin më të votuar më 8 korrik.
Zgjedhjet e kësaj të diele, pritët t’i japin fund gjendjes së emergjencës së vendosur që pas përpjekjes së dështuar për të rrëzuar qeverinë në korrik të vitit 2016.