Subscribe

Bashkë me Luigi Sorecan, ambasadorin e Bashkimit Evropian në Tiranë, kryeministri Edi Rama shkoi në Kurbin aty ku me fondet e BE-së po përfundohet ndërtimi i dy shkollave.

Rindërtimi i institucioneve arsimore, “Gjokë Elezi” dhe “Demokracia” erdhi si domosdoshmëri pasi u shkatërruan nga tërmeti i dy viteve më parë.

 

LUIGI SORECA

AMBASADOR I BE NE TIRANE

 

75 milionë euro për më shumë se 60 shkolla dhe janë të gjitha këto fonde që janë dhuruar nga Komisioni Evropian. Sot kemi ardhur tek shkolla e dytë, e cila po ndërtohet nga fillimi dhe po vlerësonim pikërisht cilësinë e ndërtimit dhe ky është solidariteti i BE-së për Shqipërinë në formë konkrete, me anën e këtyre fondeve që janë dhuruar për më shumë se 25 mijë nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme. Evropa është këtu.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Elementi që doja të sillja në vëmendje është se përveç të tjerave, shkollat e reja janë shkolla me efiçencë energjetike, që garantojnë kursim energjie dhe njëkohësisht, një mikroklimë shumë më të këndshme, qoftë në verë ku ambientet janë më të freskëta, qoftë në dimër ku ambiente janë më të ngrohta.

 

Inspektimet vazhduan në Laç, aty ku qeveria turke po çon drejt mbylljes ngritjen e 524 apartamenteve dhe godinës së re ku kryhen mbi 110 mijë shërbime në vit që nga kolaudimi i automjeteve e deri te marrja e lejeve të drejtimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *