17 qytetarë turq kanë zbarkuar me një gomone në një ishull të Greqisë dhe kanë dëkuar azil politik. Ata janë nëpunës civilë, arsimtarë dhe gjyqtarë të cilët kanë deklaruar se rrezikojnë të burgosen ne Turqi për shkak të pikëpamjeve të tyre politike. Bëhet fjalë për 7 burra, katër gra dhe 6 fëmijë të cilët në momentin e pare të mbërritjes u dërguan në qendrën e pritjes në  ishullin Hios. Ata kanë treguar se ishin detyruar te largoheshin nga Turqia per shkak te kërcënimeve, pas grushtit të dështuar të shtetit dy vjet me pare. Por ndërkohe nuk dihet nëse ndonjë prej tyre ka qene zyrtarisht i dyshuar nga autoritetet turke si i përfshirë në përpjekjen e grushtit të shtetit.

 

Posted Under:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *