Katastrofa e dytë natyrore në Turqi brenda një muaji, ka shenjuar një bilanc tragjik, në vetëm 24 orë. Të paktën 27 persona kanë humbur jetën në përmbytjet që mbërthyen provincat veriore, në brigjet e Detit të Zi. Dhjetëra të tjerë konsiderohen të zhdukur dhe shumë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

 

Mijëra njerëz u evakuan nga zonat e prekura, me ndihmën e helikopterëve dhe anijeve ndërsa qindra fshatra në Kastamonu dhe Sinop kanë mbetur pa energji elektrike.

 

Helikopterët ulën personelin e rojës bregdetare mbi çatitë e ndërtesave për të shpëtuar njerëzit që ishin bllokuar pasi vërshimet e ujit përfshinë rrugët, banesat dhe bizneset.

 

Në keto pamje kaotike, dhjetëra makina janë kthyer në grumbuj mbeturinash përgjatë rrugëve.

 

Ndërkohë zjarret që u përhapën në brigjet jugperëndimore të vendit, dy javë më parë, kanë lanë pas tetë viktima dhe dëme të pallogaritshme ekologjike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *