Turqit kane votuar per t’i dhëne presidentin Rexhep Taip Erdogan fuqi te pakufizuara ne referendumin e se dielës. Me thuajse te gjitha votat e numëruara, kampi pro ndryshimeve ka arritur te fitoje me shume se 51 perqind te votave.

 

Mbështetësit e Erdoganit votuan pro ndryshimeve me te mëdha kushtetuese qe nga themelimi i republikës ne vitin 1923. Ndërsa kundërshtaret deklaruan se gjate referendumit ka patur parregullsi serioze. Me votën pro,  tani Erdogan pritet te qëndroje ne pushtet deri ne vitin 2029.

 

Zgjedhjet u shoqëruan me incidente te renda. Kështu tre persona u vranë jashtë nje qendre votimi ne Dijarbakir, pas nje zënke per votën. Ne baze te ndryshimeve, do te shkrihet posti i kryeministrit dhe Erdogan do te ketë fuqinë e emërimit te ministrave te kabinetit, te nxjerre dekrete, te zgjedhe anëtaret e Gjykatës se Larte, si edhe te shpërndaje parlamentin. Pas këtij referendumi, ne baze te ndryshimeve, zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare do te mbahen ne 3 nëntor 2019.

 

Presidenti do te ketë nje mandat 5-vjeçar, me maksimumi dy mundësi kandidimi. Kampi pro ndryshimeve ka deklaruar se tashme nje drejtim i tille i Turqisë do te garantoje me shume siguri, por edhe prosperitet per qytetaret turq. Shumica e vendeve europiane, me ne krye Gjermaninë, kishin shfaqur hapur qëndrimin e tyre kundër ndryshimeve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *