Parlamenti turk ka miratuar një ligj të ashpër për mediat e reja që mund të shohë gazetarët dhe ata që shkruajnë në rrjetet sociale të përfundojnë në burg deri në tre vjet për përhapjen e “lajmeve të rreme”.

 

Rregullat e reja forcojnë rolin tashmë të fortë të qeverisë në media, tetë muaj përpara zgjedhjeve presidenciale.

 

Ligji i miratuar parashikon sanksion penal për këdo që shpallet fajtor për shpërndarje të informacionit të rremë ose mashtrues. Ligji kërkon që rrjetet sociale dhe faqet e internetit të dorëzojnë të dhënat personale të përdoruesve të dyshuar për “përhapjen e informacionit mashtrues”.

 

PO ashtu lejon gjykatat të dënojnë gazetarët e akredituar dhe përdoruesit e rregullt të mediave sociale që “shpërndajnë haptazi informacion mashtrues” nga një deri në tre vjet burg.

 

Qeveria ka nisur gjithashtu publikimin e një “buletini dezinformues” javor, me qëllim që të debutojë ato që i konsideron lajme të rreme me “informacione të sakta dhe të vërteta”.

Legjislacioni u propozua nga AKP, partia islamike e Presidentit Recep Tayyp Erdogan dhe u kundërshtua ashpër nga grupet kryesore të opozitës turke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *