Subscribe

E ndërsa Turqia ndodhet në mesin e një krize të thellë për shkak të dobësimit të lirës turke dhe marrëdhëniet jo të mira me Uashingtonin, Ankaraja ka vendosur përmirësimin e marrëdhënieve me Athinën. Autoritetet turke kanë liruar papritur dy ushtarë greke të arrestuar disa muaj më parë.

 

Dy ushtarët i kthyen ke në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure. Kryeministri Alexis Tsipras përshëndeti lirimin e tyre si “një akt të drejtësisë”. Me anë të një postimi në facebook kreu i shtetit grek tha se ky akt “do të kontribuojë në forcimin e miqësisë dhe ruajtjen stabilitetit në rajon”.

 

“Lirimi i dy ushtarëve do të kontribuojë në forcimin e miqësisë, marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe stabilitetit në rajon. Unë dua të përgëzoj dhe falënderoj dy ushtarët dhe familjet e tyre për forcën, durimin dhe besimin e tyre në përpjekjet tona.”

 

Ndërsa Ministri i Mbrojtjes Panos Kammenos tha se kishte zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij turk për të shprehur falenderime për lirimin e ushtarëve.

 

Panos Kammenos: “Kjo është një ditë e mrekullueshme për atdheun tonë. Unë shpresoj se lirimi i tyre do të jetë një pikënisje të re në marrëdhëniet greko-turke. Ne mund të jetojmë së bashku në mënyrë paqësore, për të mirën e të dy popujve tanë. ”

 

Dy ushtarët grek u arrestuan më 1 mars për hyrje të paligjshme në territorin turk. Greqia protestoi fuqishëm ndalimin e tyre duke këmbëngulur se ata kishin humbur gjatë patrullimit për shkak të motit të keq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *