Turqia nuk ka ndërmend të tëriqet nga Mesdheu Lindor, pavarësisht tensioneve në rritje me Greqinë. Kështu është shprehur zevendes presidenti Fuat Oktay sipas et cilit be duhet te beje drejtesi


FUAT OKTAY
NENPRESIDENT I TURQISE

“Turqia pret drejtësi nga BE-ja. Bazuar në këtë drejtësi, askush të mos presë që Turqia të bëjë hap mbrapa. Nëse përpjekjet e Greqisë për t’i zgjeruar ujërat e saj territorial me 12 milje nuk është shkas lufte, atëherë çfarë është? Turqia do të mbrojë të drejtat e saj në çdo metër katror në ujërat e Mesdheut Lindor, cilido qoftë çmimi. Fatkeqësisht, Evropa, lëre që nuk është në anën e Turqisë dhe interesave tona, por nuk mbajmë mend të mos ketë reaguar.”

Lidhur me kërkësën e unionit për dialog, Oktay thote se Ankaraja njeh gjuhën e paqes dhe diplomacisë, por nuk do të hezitojë për të mbrojtur të drejtat  eTurqise.


FUAT OKTAY
NENPRESIDENT I TURQISE

“BE-ja bën thirrje për dialog, ndërsa nga ana tjetër ndjek plane të tjera. Ne e njohim mirë gjuhën e paqes dhe diplomacisë, por nuk do të hezitojmë të bëjmë atë që është e nevojshme për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e Turqisë. Franca dhe Greqia janë midis atyre që e dinë këtë më mire.”

Menjëherë pas deklaratës se zvendes presidentit turk, ka reaguar Athina zyrtare duke vene theksin tek e drejta e sanksionuar ne komventat nderkombeare.


MINISTRIA E JASHTME GREKE
“I bëjmë thirrje Turqisë të kuptojë se e drejta ndërkombëtare dhe vlerat mbi të cilat është ndërtuar rendi modern ndërkombëtar, janë detyruese për të gjitha kombet e botës. Ato nuk zbatohen në mënyrë selektive dhe është përgjegjësi e bashkësisë ndërkombëtare t’i mbrojë ato pasi shkelja e tyre sinjalizon rreziqe maksimale”.


Tensionet mes Turqisë dhe Greqisë u pershkallezuan pasi Ankaraja dërgoi anijen Oruc Reis në Mesdhe për kërkimet në det të hapur për naftë dhe gaz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *