Pas tërmetit me magnitudë 6.6 të shkallës Rihter që tronditi Turqinë, shumica e qytetarëve në Izmir e kaluan natën ne qiell te hapur. Pas makthit që përjetuan, kthimi ne banesa ishte i veshtire.

Natën në çadra nuk e kaluan vetëm ato familje, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti, por edhe shumë qytetarë të tjerë, te cilet i trembeshin nje goditjeje te dyte.

Një nga qytetarët, deshmitar ne tërmetin e 17 gushtit 1999 në Stamboll, tha se intensiteti dhe zgjatja ishte e ngjashme me tërmetin e atij viti.

Një tjetër qytetar ndau përjetimin e tij: “Ishte një tërmet i fuqishëm. E kaluam natën në çadra sepse kishim frikë të hynin brenda në shtëpi.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *