Teksa sezoni turistik është në prag, në Vlorë dhe në qytetet e tjera bregdetare, nis një tjetër garë, ajo për të gjetur punonjës sezonalë. Hotelet dhe restorantet po përballen me mungesë të theksuar fuqie punëtore, ndërsa gjithnjë e më shumë po mbështeten te punonjësit e huaj për të mbuluar pozicionet kyçe në sektorin e shërbimit.
“Pagat kanë ndryshuar, jemi të kënaqur dhe kushtet e punës i kemi mirë”, thotë shefja e sallës në një hotel në Vlorë.
“Me kushtet e punës jam e kënaqur, dhe me rrogën. Fuqia punëtore vjen kryesisht nga vendet aziatike”, thotë shefja e kuzhinës në një restorant buzë detit.
Tashmë, punëtorë nga Bangladeshi, Filipinet, Madagaskari dhe vende të tjera të largëta janë bërë pjesë e përditshmërisë në kuzhina, në pastrim, në shërbim e deri te detajet më të vogla të mikpritjes.
“Kemi një rritje të shtuar të kërkesave për punonjës nga shtete përtej Shqipërisë, në Afrikë specifikisht”, thotë Silva Godaj, drejtuese agjencie.
Në Vlorë per mbi 600 struktura kërkohen rreth 3 mijë punëtorë, ndaj te huajt shihen si një zgjidhje emergjente./vizionplus.tv





