Oferta turistike këtë verë do të kushtojë rreth 20% më shtrenjtë si pasojë e krizës së çmimeve qëka prekur të gjithë artikujt.

 

Kjo situatë ka vënë nën presion operatorët turistikë të cilët kanë lidhur kontrata para nisjes së krizës së çmimeve dhe tashmë e kanë të vështirë për t’i rishikuar. Xhimi Lama nga studio e “E-ZONE” tha se rrtija e çmimeve do të jetë e pashmangshme në hotelet dhe restorantet, ndërsa sfida është zbatimi i kontratave të lidhura më herët.

 

“Duket e pashmangshme një rritje e çmimeve me 10 deri në 20%. Por sfida jonë që punojmë me turistë të huaj është që të zbatojmë kontratat që kemi lidhur më herët, para nisjes së krizës. Ndërsa shtrenjtimi i çmimeve si në çdo sektor tjetër, nuk mund të ndalet edhe tek restorantet apo hotelet”, thotë Xhimi Lama.

 

Por kriza më e madhe këtë sezon do të jetë ofrimi i shërbimit me standard.

 

“Nga shumë biseda që kemi me kolegët tanë problem më i madh është mungesa e fuqisë puntore. Shumë të rinj janë larguar. Të rinj të trajnuar të kualifikuar. Kjo është një sfidë e madhe pasi ndikon direkt në shërbimin ndaj turistit ndaj kërkon një vëmendje të shtuar të politikave të insitucioneve publike”, u shpreh Lama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *