Personi që është sulmuar para disa ditësh në Vlorë, nga pronari i restorantit ‘Panorma’ në Porto Palermo, Mihal Kokëdhima është një ndër biznesmenët më të njohur në Spanjë.

 

Sulmi ndaj familjes së biznesmeni Eugenio Galdón, është quajtur ndryshe terror nga mediat spanjolle.

 

Eugenio Galdón, është një ndër biznesmenët më të rëndësishëm në Spanjë.  Ai është themelues i ONO, gjithahstu ai ka mbajtur poste të rëndësishme në administratën shtetërore, konkretisht si shef i kabinetit Presidencial në kohën e Adolfo Suárez.

 

Ndërkohë që nga viti 1983 deri në 1997, Galdón drejtoi disa nga grupet më të mëdha mediatike në Spanjë si “Cadena Ser”, “Grupo Prisa”, “Cadena COPE”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *